4 mënyra me stil sesi meshkujt shqiptarë po e veshin dizajnin me lule (FOTO) – AlpeGossip
4 mënyra me stil sesi meshkujt shqiptarë po e veshin dizajnin me lule (FOTO)

4 mënyra me stil sesi meshkujt shqiptarë po e veshin dizajnin me lule (FOTO)

Veshjet me dizajnin e luleve do të jenë trend i verës së 2018-ës për meshkujt. Po, po, e lexuat saktë: lulet dhe meshkujt do të bëjnë një dyshe të fortë këtë sezon.

Printe të tilla në veshje i japin më shumë gjallëri paraqitjes së një mashkulli. Por ajo që duhet të bëjnë kujdes meshkujt është kombinimi, në mënyrë që të mos duken si turistë nga Hawaii apo si burra në moshë të mesme.

Ky trend është përfshirë gjerësisht në gardërobën e meshkujve më të famshëm shqiptarë të showbiz-it. Përmes një bluze, këmishe, apo pantallonave, meshkujt më të njohur të ekranit e kanë vendosur: Ky sezon është i gjithi për lulet dhe ngjyrat e çelura.

Në T-Shirt
Nëse je një mashkull sportiv si Bes Kallaku apo Patris Berisha, atëherë bluzat me print lulesh janë ideale për stilin tënd.

 

 

Në këmishë
Fansat e këmishëve mund të gjejnë parajsën në një mori dizajnesh dhe ngjyrash. Kombinimi ka rëndësi kështu që këmishët me lule mund t’i vishni me pantallona të bardha si Butrint Imeri, me një kapele kashte në plazh si Ledion Liço, me xhinse të grisura si Gent Fatali, ose nëse guxoni zbërtheni dy-tri kopsa si Endrit Mertiri.

Këmishë +T-Shirt
Mënyra tjetër për të veshur një këmishë me lule është ta kombinosh atë me një bluzë të bardhë. Kjo mund të vishet në një festë ose kur jeni me pushime. Alban Ramosaj dhe Majk janë shembulli më i mirë për këtë kombinim.

 

Pantallonat me print lulesh
Djemtë e “Babastars” Getoari dhe Agon Amiga sjellin një version të ri të printit me lule, atë në pantallona. Megjithatë kur vishni pantallona me lule, jini të vetëdijshëm se ku do të shkoni. Pantallonat me lule nuk mund t’i veshësh në zyrë, por në një natë jashtë me miqtë, në club apo plazh.