Aplikacioni që po ÇMEND VIP-at shqiptarë, Drini Zeqo: E tepruat tani… (FOTO) – AlpeGossip
Aplikacioni që po ÇMEND VIP-at shqiptarë, Drini Zeqo: E tepruat tani… (FOTO)

Aplikacioni që po ÇMEND VIP-at shqiptarë, Drini Zeqo: E tepruat tani… (FOTO)

Që nga dita e djeshme të gjithë ata që janë përdorues të ‘Instagramit’ kanë parë t’u shfaqet një lojë e re me pyetje-përgjigje, të cilën e kanë bërë edhe shumë nga personazhet e njohur shqiptarë.

Sipas këtij aplikacioni, personi që e realizon këtë mini intervistë u kthen përgjigje personave që i kanë dërguar pyetje të cilat më pas i poston në ‘Instastory’. E gjithë kjo procedurë është kthyer në bezdi për shumë nga ata që sapo hapin llogarinë e tyre dhe u shfaqen vetëm përgjigjet që postojnë vazhdimisht miqtë e tyre.

Njëri prej tyre ka qenë edhe gazetari Drini Zeqo, sipas të cilit me këtë lojë u kalua masa. ‘Më duket se e tepruat me këto pyetjet dhe përgjigjet’-ka shkruar Drini bashkangjitur një videoje ku duket se është duke udhëtuar.