“BABAI ËSHTË I KEQ”/ Vajza e vogël guximtare i shpëton jetën nënës (FOTO) – AlpeGossip
“BABAI ËSHTË I KEQ”/ Vajza e vogël guximtare i shpëton jetën nënës (FOTO)

“BABAI ËSHTË I KEQ”/ Vajza e vogël guximtare i shpëton jetën nënës (FOTO)

Një vajzë guximtare ka shpëtuar nënën e saj nga abuzimi i tmerrshëm në familje.

6-vjeçarja i tha stafit të mësuesve në shkollë se: “Babi im po e lëndon mamin.”

Pasi e pa nënën e saj ndërsa dhunohej nga i ati, vogëlushja vendosi të fliste.

“Babi im është i keq,”-u tha ajo stafit, të cilët lajmëruan menjëherë policinë.

Scott Keegans, 34 vjeç ra në prangat e policisë për dhunimin e gruas së tij Jodie.

36-vjeçarja u shpreh se jeta e saj ka qenë si film horror gjatë tre viteve që u ushtrua dhunë sistematike ndaj saj.

Keegans u dënua me 18 vite burg nga gjykata e Sheffield, pasi gjykata e shpalli fajtor për gjashtë akuza të dhunës, sulmit seksual dhe përdhunimit.

Një gjykatës e përshkroi ngjarjen si rastin më “satanik” që kishte parë ndonjëherë në 30 vjet.

Duke folur për sulmin e fundit ndaj saj, Jade rrëfeu: “Mendova se ishte dita e fundit e jetës sime. Kishte dy orë që po më rrihte me akllaj. Kur shkova në spital mjekët menduan se kisha bërë aksident automobilistik.”

Ndërsa shtoi: “Vajza ime është heroinë për guximin që tregoi duke treguar në shkollë. Ajo me të vërtetë më shpëtoi jetën.”