Në muajin korrik të vitit që lamë pas, këngëtarja Rona Nishliu u bë nënë për herë të parë.
Ajo solli në jetë një vajzë, të cilën e pagëzoi me emrin Noa. Këngëtarja i dha fund beqarisë vitin që lamë pas, në një ceremoni private dhe në sy ra thjeshtësia e saj.
E vogla ka ndryshuar rrënjësisht jetën e këngëtares dhe për Ronën ky ka qenë viti më i bukur i jetës së saj.
Më 25 gusht Rona festoi ditëlindjen dhe ka ndarë me ndjekësit një super lajm, duke treguar se është sërish në pritje të ëmbël.
Me anë të një fotoje buzë detit me Noan në krahë, këngëtarja e përshkruante ndjesinë e të qenurit nënë, si gjëja më e bukur në, teksa shkruante se pret me padurim të bëhet nënë për herë të dytë.
Pritja e ëmbël ka marrë fund ditën e sotme, pasi Rona ka sjellë në jetë një djalë.
Lajmin e bukur ajo e ka ndarë me ndjekësit në rrjetet sociale ku ka bërë me dije se e ka quajtur të voglin Bardhyl.
10.12.2020 ditë e mrekullueshme sot! Familjes sonë iu shtua engjëlli Bardhyl, mbret i zemrave tona tashmë. Gëzimi është shtuar apo infinit-fishuar me ardhjen tënde o miniaturë e përkryer. Në ditë të rëndësishme si këto por dhe të ngarkuara emocionalisht nga situata pandemike, mbikqyrja profesionale shëndetësore është gjithçka. Mirësi e mirëqenie për të gjithë të porsalindurit por dhe gjithë fëmijët, në këtë kohë pandemie. Ju dua