Bëji dhuratë mikeshës tënde këto locione trupi të bëra vetë – AlpeGossip
Bëji dhuratë mikeshës tënde këto locione trupi të bëra vetë

Bëji dhuratë mikeshës tënde këto locione trupi të bëra vetë

Këto lule të bardha e pink janë locione trupi solide, të cilat shkrihen në temperaturën e trupit. Kombinimi i dyllit të bletës, vajit të kokosit, gjalpit shea dhe vajit të bajameve është një mënyrë e shkëlqyer për të ushqyer dhe zbutur lëkurën. Duke përdorur pak balsam buzësh ose buzëkuq, u jepni këtyre locioneve ngjyrën rozë dhe pak vaj grejpfruti do t’u japë atyre një aromë të freskët.

Gjëra që ju duhen:

disa copëza dylli blete
vaj kokosi
gjalpë shea
një tas qelqi
buzëkuq ose balsam buzësh i kuq
forma dekorative (si ato të mufin)
shiringë (opsionale)
vaj esencial sipas dëshirës
letër kalku
gërshërë
ngjitës

Hapat:

Hapi 1

Në një banjëmari shkrini ½ lugë gjelle dyllë blete, ½ lugë gjelle vaj kokosi, 1 lugë çaji gjalpë shea dhe 1/8 lugë vaji bajamesh të ëmbla dhe pak buzëkuq os balsam buzësh (për ngjyrë) dhe përziejini mirë.

Hapi 2

Hidheni përbërjen ngjyrë pink në fundin e formave dekorative me anë të një shiringe.

Hapi 3

Për t’i bërë locionet e trupit të duken si lule në majë, mbushni vetëm hapësirat në fundin e formës. Lëreni shtresën pink të forcohet mirë.

Hapi 4

Më pas, përsëri në banjëmari shrkini 2 lugë gjelle dyllë blete, 2 lugë gjelle vaj kokosi, 1 lugë gjelle gjalpë shea dhe ½ lugë gjelle vaj bajamesh. Hiqeni nga nxehtësia përbërjen dhe shtoni 10 pika vaj esencial me aromën tuaj të preferuar. Me shpejtësi, ndajeni përzierjen nëpër forma. Vendosini format për pak minuta në ngrirje në mënyrë që locionet të ngurtësohen. Hiqini nga frigorifer, kthejini përmbys format dhe nxirrni locionet të cilët duhet të dalin të pashformuar.

Hapi 5

Merrni një letër kalk e cila do të shërbejë për paketimin e locioneve. Krijoni zarfe të vogla duke krijuar një palosje të letrës dhe duke i mbyllur ato me ngjitës.

Hapi 6

Vendosini locionet nëpër zarfe dhe sistemojini në një kuti të bukur paketimi. Dhurata është gati!