Gjithnjë e më shumë, industria e modës po përqendrohet në krijimin e veshjeve uniseks dhe atyre të ngjashme, nënë-bijë, baba-djalë, mashkull-femër.
Por përpos modës, në botën e showbiz-it, shpesh herë, pjesëtarët e familjeve të famshme vishen njësoj dhe kombinohen me njëri-tjetrin.
Beckham janë një ndër familjet më të njohura që e ndjekin modën dhe sigurisht ndikimin kryesor për këtë e ka nëna Victoria Beckham e cila është stiliste.
Çifte që vishen njësoj dhe kombinohen ka plot edhe në showbiz-in shqiptar. Ne po sjellim sot dyshet më të famshme shqiptare që i kemi parë të veshur thuajse njësoj, ndërsa ju zgjidhni të preferuarin:
Valdrin Sahiti dhe Edita Ramadani
Loredana dhe Mozzik
Angela Martini dhe Dragos Savulescu
Amarda Toska dhe Ermal Mamaqi
Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku
Elita Rudi dhe Gjiko
Marina Vjollca dhe Getoar Selimi
Mimoza Shkodra dhe Seldi Qalliu
Tuna Sejdi dhe Patris Berisha