ÇMIMET “OSCAR”/ Zbulohet se prezantuesi do të jetë komediani i njohur – AlpeGossip
ÇMIMET “OSCAR”/ Zbulohet se prezantuesi do të jetë komediani i njohur

ÇMIMET “OSCAR”/ Zbulohet se prezantuesi do të jetë komediani i njohur

Aktori Kevin Hart do të jetë prezantuesi i çmimeve Oscar që do të mbahet në shkurt të vitit 2019.

Komediani i njohur dha lajmin e madh në Instagram të martën, ku konfirmoi thashethemet se ishte kontaktuar nga organizatorët e Oscars për këtë detyrë prestigjioze.

“Jam shumë i lumtur që dita më në fund erdhi për mua që të prezantoj Oscars”,  shkroi 39-vjeçari Instagram.

“Mbeta i shokuar thjesht sepse ky ka qenë qëllimi në listën time për një kohë të gjatë.

Për vite më kanë pyetur nëse do t’i prezantoja ndonjëherë Oscars dhe përgjigja ime ka qenë e njëjtë.. Kam thënë se do të ishte mundësia e një jete për mua si komedian dhe do të ndodhë kur të jetë e shkruar.

“Të jesh në gjendje të bashkohesh me listën legjendare të prezantuesve që kanë nderuar atë skenë është e pabesueshme. E di që nëna ime po buzëqesh vesh më vesh tani. Dua të falënderoj familjen / shokët / fansat e mi që më kanë mbështetur dhe më kanë shoqëruar gjithë kësaj kohe.

Do të sigurohem që ky Oscar të jetë special këtë vit. Vlerësoj Akademinë për mundësinë”, shkruan aktori.

Kevin Hart është i treti afro-amerikan që është zgjedhur si prezantues i çmimeve Oscar në 91 vjet histori.

Aktorja Whoopi Goldberg u bë e para afrikano-amerikane që e prezantoi e vetme ceremoninë e Oscars në vitin 1994. Ajo vazhdoi të prezantonte për 3 vite më radhë – në vitin 1996, 1999 dhe 2002.

 

Më pas Chris Rock prezantoi çmimet Oscar dy herë – në vitin 2005 dhe 2016.