“DASHURIA NUK NJEH MOSHË”/ Vajza 27-vjeçare martohet me babain e shoqes së ngushtë – AlpeGossip
“DASHURIA NUK NJEH MOSHË”/ Vajza 27-vjeçare martohet me babain e shoqes së ngushtë

“DASHURIA NUK NJEH MOSHË”/ Vajza 27-vjeçare martohet me babain e shoqes së ngushtë

Thonë që dashuria nuk njeh moshë, e në këtë rast duket se nuk njeh as kufij.

Një vajzë u martua me babain e shoqes së saj të ngushtë, i cili është dy herë më i madh në moshë se ajo dhe treshja shkojnë tashmë gjithmonë bashkë me pushime.

27-vjeçarja Taylor Lehman, e cila punon si agjente e pasurive të patundshme, pranon se në fillim ndihej keq që po dilte me 54-vjeçarin Kern, për shkak të shoqërisë me vajzën e tij Amanda, 30 vjeçe.

Megjithatë, prej 5 vitesh tashmë çifti nga Phoenix, Arizona e SHBA vijojnë të jenë shumë të dashuruar dhe Taylor thotë se njerëzit i krahasojnë shpesh me çiftin e Hollywood-it, Chaterine Zeta Jones dhe Michael Douglas.

Duke folur për britaniken The Sun, Taylor tha se nuk priste kurrë që tërheqja mes saj dhe Kern të kthehej në martesë.

Sigurisht gjatë këtyre viteve bashkë ka ndodhur që t’i ngatërrojnë për babë e bijë, por mbështetja e familjeve ka bërë që çifti të kalojë çdo problem dhe vështirësi që mund të kenë hasur.