DO TA URRENI OSE DO TA ADHURONI/ Ky është trendi më i ri i vathëve – AlpeGossip
DO TA URRENI OSE DO TA ADHURONI/ Ky është trendi më i ri i vathëve

DO TA URRENI OSE DO TA ADHURONI/ Ky është trendi më i ri i vathëve

Tendencat e reja të aksesorëve, në këtë rast të vathëve, vijnë direkt nga pasarelat e modës. Koleksioni Vjeshtë 2019 është i gjithë një surprizë për ju që i adhuroni vathët dhe aksesorët që bienë në sy.

Nga kristalet shumëngjyrësh e deri te modelet e guximshme, ky vit do të jetë ai i vathëve super të mëdhenj. Përveçse janë të kombinueshëm me çdo gjë, janë të mjaftueshëm për të shndërruar pamjen tuaj pa pasur nevojë për bizhuteri të tjera.

Nëse gjithmonë i keni adhuruar aksesorët që tërheqin vëmendje, jemi të sigurt që këto modele vathësh do të kthehen në të preferuarit tuaj. Hidhuni një sy dhe vendosni nëse do ta përqafoni apo jo këtë trend.