“DO TË VRASIM”/ Kallashi arratiset në Zvicër pas kërcënimeve (FOTO) – AlpeGossip
“DO TË VRASIM”/ Kallashi arratiset në Zvicër pas kërcënimeve (FOTO)

“DO TË VRASIM”/ Kallashi arratiset në Zvicër pas kërcënimeve (FOTO)

Teksa vitin e kaluar bënte namin duke dalë shpesh në ekran, duke postuar foto provokuese e video ku bënte twerk, këtë vit Kallashi u largua komplet nga jeta publike e madje u largua edhe nga Kosova. Valltarja jetoi për disa muaj në Zvicër dhe u kthye vetëm së fundmi në atdhe.
Në një intervistë për “Prive”, Kallashi ka zbuluar se arsyeja e ikjes së saj në Zvicër ishin kërcënimet që kishte marrë.

“Arsyeja pse kam shkuar në Zvicër dhe u zhduka një kohë është sepse isha e kërcënuar. Që kanë me më vra, me më mbyt, që kanë me më lënë në biruc. Kam ndjenjur goxha në Zvicër dhe tani jam kthyer në Kosovë. As nuk më ka mbytur kush e as nuk më kanë lënë në biruc por jam shumë mirë tani”, u shpreh Kallashi.