DONI NJË PRODUKT PËR RRITJEN DHE DËNDËSINË E FLOKËVE? Ja ç’duhet të dini fillimisht – AlpeGossip
DONI NJË PRODUKT PËR RRITJEN DHE DËNDËSINË E FLOKËVE? Ja ç’duhet të dini fillimisht

DONI NJË PRODUKT PËR RRITJEN DHE DËNDËSINË E FLOKËVE? Ja ç’duhet të dini fillimisht

E njihni si arsyen e vetme që keni qenë në gjendje të ngriheni nga shtrati gjatë vitit të kaluar, por kafeina ka një punë tjetër tani: të dominojë industrinë e kujdesit për flokët. Dhe ndryshe nga disa nga përbërësit e tjerë që i shihni në Instagram, prania e kafeinës në shampot, balsamët dhe maskat e flokëve ka një shkencë mjaft të fuqishme pas saj.

Gjëja kryesore që duhet të dini është se kafeina stimulon qarkullimin e gjakut në skalpin tuaj. Dhe kjo është thelbësore sepse gjaku është ai që ushqen skalpin me oksigjen dhe lëndë ushqyese që i duhen për të qëndruar i shëndetshëm. Nëse nuk është i mjaftueshëm – dhe kjo mund të ndodhë, kryesisht për shkak të gjenetikës ose dietës – folikulat dhe fijet tuaja të flokëve vuajnë, gjë që çon në tharje, rrallim ose humbje të flokëve. Kjo tregon pse produktet me përmbajtje kafeine mund të jenë shumë të rëndësishme për rutinën tuaj të përkujdesit ndaj flokëve.

Sa i përket rënies së flokëve: Kafeina natyrshëm kundërvepron me DHT, hormonin përgjegjës për të. Me pak fjalë, kafeina ndihmon flokët tuaj që të rriten. Pra, në thelb, produktet e flokëve me kafeinë shërbejnë për të pasur flokë më të gjatë, më të trashë dhe të shëndetshëm.

Megjithatë, duhet të dini se këtyre produkteve u duhen rreth tre muaj përdorim të vazhdueshëm për të parë rezultatet.

Përshtatur nga Cosmopolitan