ERDHI VERA/ Ushtrime të thjeshta për tonifikimin e krahëve dhe gjoksit! – AlpeGossip
ERDHI VERA/ Ushtrime të thjeshta për tonifikimin e krahëve dhe gjoksit!

ERDHI VERA/ Ushtrime të thjeshta për tonifikimin e krahëve dhe gjoksit!

Autorja e “Self-lifting”, Camille Volaire, ka organizuar një guidë për të ushtruar krahët dhe gjoksin, e cila është bërë e famshme në mbarë botën. E mira është që nuk keni nevojë për asnjë pajisje, prandaj filloni.

Ushtrimi “Kapni yjet”

Ushtrimi i parë është sa për të nxehur pak muskujt, por ju ndihmon njëkohësisht të rregulloni qëndrimin duke mbajtur shpinën drejt. Ngrini duart sipër kokës dhe imitoni lëvizjen sikur po kapni diçka.

Ushtrimi “Elepfant”

Mbani këmbët e hapura në gjerësinë e shpatullave dhe përkuluni si në foto. Kontrolloni mirë pozicionin e shpinës pasi duhet të jetë paralel me dyshemenë. Më pas lëvizini krahët nga e majta në të djathtë dhe anasjelltas.

Ushtrimi “Kobra”

Shtrihuni në tokë dhe vendosini duart mbrapa kokës. Më pas tendosni muskujt dhe ngrihuni nga toka vetëm me pjesën e përparme të kraharorit pa i shkëputur krahët.

Ushtrimi “Libër”

Mbani në duar 2 libra me peshë të njëjtë dhe ushtrohuni duke hapur dhe mbyllur krahët.

Ushtrimi “Gërshërë”

Qëndroni drejt dhe relaksoni shpatullat. Më pas drejtoni krahët para dhe imitoni lëvizjet e gërshërës. Kjo gjë ju ndihmon të tonifikikoni muskujt e kraharorit dhe të drejtoni posturën.