FANSJA E QUAJTI HIPOKRITE/ Alketa Vejsiu: S’kam jetuar kurrë… (FOTO) – AlpeGossip
FANSJA E QUAJTI HIPOKRITE/ Alketa Vejsiu: S’kam jetuar kurrë…  (FOTO)

FANSJA E QUAJTI HIPOKRITE/ Alketa Vejsiu: S’kam jetuar kurrë… (FOTO)

Moderatorja e njohur Alketa Vejsiu është mjaft e ndjekur dhe aktive në rrjetet sociale ku publikon vazhdimisht foto dhe video  të ndryshme nga pushimet e saj jashtë dhe brenda vendit. Së fundmi, Alketa ka publikuar një video ku shihet bregdeti shqiptar.

“Shqipëria, bukuroshja e Mesdheut, toka që aq shumë dua”,shkruante pranë videos moderatorja, mirëpo të shumtë kanë qenë komentuesit që i janë kthyer kundra.

“Ta doje aq shumë ti nuk jetoje për aq vite jashtë. Apo të lindje fëmijët jashtë, apo të bëje pushimet jashtë. Mjaft me këto skena se bëheni pak si shume hipokrite,”, i shkruan fansja, ndërkohë që Alketa i kthen përgjigje menjëherë.

“Unë jetoj në Shqipëri Albaaaaaaaaa! S’kam jetuar kurrë jashtë”, ja kthen Alketa duke i mbyllur gojën një herë e mirë.