FESTAT PO VIJNË/ Ja 6 kombinime që çdo vajzë mund të zgjedhë për festën e fundvitit – AlpeGossip
FESTAT PO VIJNË/ Ja 6 kombinime që çdo vajzë mund të zgjedhë për festën e fundvitit

FESTAT PO VIJNË/ Ja 6 kombinime që çdo vajzë mund të zgjedhë për festën e fundvitit

Kemi hyrë zyrtarisht në sezonin e festave dhe veç rregullimit të pemës apo vendosjes së dritave është koha ta tregojmë atmosferen festive edhe në veshjet tona.

Por si t’ja bëjmë për t’u veshur festive në festën e punës pa e ekzagjeruar? Nëse zyra juaj ka temë festive për veshjet do të jeni me fat, por nëse jo atëherë do të duhet të zgjidhni veshjen festive plot shkëlqim.

Ja disa kombinime perfekte për këtë periudhë:

1.Një jumpsuit plot shkëlqim

Një jumpsuit është gjithmonë arma e duhur për të treguar stilin me një veshje të vetme. Në këtë periudhë festive një jumpsuit mund të kombinohet shumë mirë me  një palë taka të kuqe, çantë të kuqe dhe pallto treçerekëshe.

2.Këpucët e sheshta

Takat janë gjithmonë një ide fanstastike për çdo femër, por jo gjithmonë janë të rehatshme. Prandaj të sheshtat me gurë festivë mund të kombinohen shumë mirë me një fustan me lule deri tek gjuri, një çantë të vogël, pallto të bardhë dhe një palë vathë gjeometrikë.

3.Një fund metalik

Fundet metalikë veçse janë shumë në modë janë dhe shumë festivë, por si t’i kombinojmë në festën e zyrës? Shumë mirë mund të kombinohet me një golf të leshtë, xhaketë lëkure, gjysëm çizme me takë, portofol me xixa dhe vathë me gurë.

4.Kostum

Kostumet janë gjithashtu një trend i sezonit dhe mund të kombinohen lehtësisht me një golf të hollë të bardhë, pallto të gjatë, taka të zeza dhe vathë rrethorë.

5.Fustan

Nëse po mendoni të vishni një fustan sigurohuni të jetë me mëngë të gjera deri tek gjuri. Kombinojeni bukur me një palë gjysëm çizme me takë dhe një pellush. Gjithashtu mos harroni aksesorët, byzylyk, vathë dhe çantë