“FIFI STONOI DHE TEKSTI ËSHTË I KOPJUAR”/ Gazetarja shqiptare flet troç për “Këngën Magjike” (VIDEO) – AlpeGossip
“FIFI STONOI DHE TEKSTI ËSHTË I KOPJUAR”/ Gazetarja shqiptare flet troç për “Këngën Magjike” (VIDEO)

“FIFI STONOI DHE TEKSTI ËSHTË I KOPJUAR”/ Gazetarja shqiptare flet troç për “Këngën Magjike” (VIDEO)

Këngëtarja Fifi në bashkëpunim me reperin Mc Kresha, performuan në natën e dytë gjysmëfinale të “Kënga Magjike”, këngën me titull “Psikopatja Jote”. E ftuar në emisionin “Rudina”, gazetarja Dasara Karaiskaj është shprehur se teksti i reperit shqiptar është shumë i ngjashëm me atë të këngës “Wyclef Jean – 911 ft. Mary J. Blige”.

Nga ana tjetër, gazetarja u shpreh se kjo ishte kënga e saj e preferuar, por se performanca e Fifit gjatë këndimit LIVE linte për të dëshiruar.

“Kënga ‘Psikopatja Jote’ ishte e preferuara ime dhe do ta shpjegoj përse flas në kohë të shkuar. Fifi stonoi në performancën live, ashtu si edhe vitin e kaluar. Ama është një vajzë shumë e talentuar, që bën tekste shumë të bukura. Një mikesha ime gazetare më nisi një këngë “Wyclef Jean – 911 ft. Mary J. Blige” ku fjalët e tekstit të Mc Kreshës ishin identike si ato të këngës. Mikesha ime i shkruajti reperit shqiptar, por ai vetëm e bllokoi edhe kaq. Besoj se kjo nuk do të ndikojë tek votimet sepse tani ka përfunduar. Shpresoj që Mc Kresha të na japë një përgjigje tani!” – tha Dasara Karaiskaj.

Kënga: Wyclef Jean – 911 ft. Mary J. Blige

View this post on Instagram

@oltishulla faleminderit 💜

A post shared by Dasara (@dasarashow) on