FILMI SHQIPTAR “DELEGACIONI”/ Fiton çmimin e madh në Festivalin e Varshavës – AlpeGossip
FILMI SHQIPTAR “DELEGACIONI”/ Fiton çmimin e madh në Festivalin e Varshavës

FILMI SHQIPTAR “DELEGACIONI”/ Fiton çmimin e madh në Festivalin e Varshavës

Filmi shqiptar “Delegacioni” me skenar te Artan Minarollit dhe regji të Bujar Alimanit shpallet fitues i “Çmimit të madh” (Warsaw Grand Prix)në Festivalin e 34-t të Filmit të Varshavës. Gjithashtu, filmi vlerësohet dhe me çmimin “special të jurisë” (çmimi ekumenik).

Ngjarjet e filmit “Delegacioni” zhvillohen në vitet 1989-‘90. Në Tiranë ka ardhur një delegacion evropian për të parë nga afër se si po zhvillohen reformat demokratike, që ka marrë qeveria. Këto reforma janë kusht kryesor për t’u futur Shqipëria në KSBE (sot OSBE).

Drejtues i tyre është zoti Loherin. Ai ka qenë bashkënxënës i Leos gjatë studimeve në Pragë. Ndërsa, Leo (Viktor Zhusti) është në burg. Ata e nxjerrin nga burgu, për ta prezantuar Shqipërinë në sytë e delegacionit të huaj, si një vend ku bëhen reforma demokratike, por edhe për të takuar si intelektual kreun e delegacionit që do të vinte.

Leo e kupton se çfarë do të ndodhte dhe kërkon të vrasë veten… Por, ngjarjet në film marrin tjetër rrjedh… Aktorët që luajnë janë: Viktor Zhusti, Ndriçim Xhepa, Xhevdet Ferri, Kasem Hoxha etj.