“Gjyshe darka është gati”/ 90 vjeçarja në azil fton kamarierë “striptistë|” – AlpeGossip
“Gjyshe darka është gati”/ 90 vjeçarja në azil fton kamarierë “striptistë|”

“Gjyshe darka është gati”/ 90 vjeçarja në azil fton kamarierë “striptistë|”

Përparëse dhe papionë mbi muskuj të kërcyer.

Nuk është një festë beqarie, por ‘darka pikante’ që i lejuan vetes 11 gjyshet e një bujtine në Essex, në Britani të Madhe.

Idea ishte e një prej të akomoduarave të Milton Lodge Retirement Home në Colchester, Joan Corp, 89 vjeçare.

Koordinatorja e aktiviteteve Claire Martin, ka pajtuar kështu djem të shoqërisë “Hunks in Trunks”.

Një mbrëmje ‘e nxehtë’, tek e cila morën pjesë edhe disa nga familjarët, u mbyll me masazh….për të thënë ‘Natën e mirë!’

Doll Jenkins, më e moshuara e grupit, e cila mban mbi supe 99 vite jetë, u ka thënë kamarierëve me uniformë ‘modeste’, në përfundim të darkës së jashtëzakonshme, të ishin të lirë në ditëlindjen e saj të 100-të.