GOCA MOS I HUMBISNI/ A është normale ngjyra e errët e periodave? – AlpeGossip
GOCA MOS I HUMBISNI/ A është normale ngjyra e errët e periodave?

GOCA MOS I HUMBISNI/ A është normale ngjyra e errët e periodave?

Të gjitha e dimë çfarë ndodh aty nga dita e dytë e periodave. Ato janë në kulmin e tyre, por ndodh që ngjyra e ciklit pak ditë më pas të na duket ndryshe..Madje është aq i errët sa nuk ngjan fare si gjak.

Para se të panikoseni: Është normale që ngjyra e tyre nuk është e kuqe. Siç quhen në gjuhën mjekësore, periodat e zeza nuk tregojnë me çdo kusht që diçka nuk shkon në shendetin tuaj. Pra, nuk janë një shenjë alarmi. Gjithsesi, më e mira është të mësoni njëherë e mirë ç’duhet të dini për to.

Pse gjaku duket i zi?

Zakonisht periodat duken të tilla në fund të ciklit si rezultat i gjakut të mbledhur që ka qëndruar në trupin tuaj për më gjatë. Periodat janë një formë e trupit që kryen funksionin e pastrimit një herë në muaj. E keni vënë re që në ditët e para ngjyra e tyre është e kuqë e ndezur? Jo sepse hemoragjia është më e freskët dhe cikli është në fillim të aktivitetit të tij.

Nëse periodat tuaja duken të zeza që në ditët e para, kjo tregon se mitra mund të ketë nisur problemet e para, por sidoqoftë gjendja nuk është alarmante. Më e mira është të bëni një vizitë, për të përjashtuar problemet e këtij tipi.