HIDHET SHORTI/ Ja kush do ta hapi “Fest 57” këtë edicion (FOTO) – AlpeGossip
HIDHET SHORTI/ Ja kush do ta hapi “Fest 57” këtë edicion (FOTO)

HIDHET SHORTI/ Ja kush do ta hapi “Fest 57” këtë edicion (FOTO)

Është hedhur paraditen e sotme shorti që përcakton radhën e këngëve konkurruese në natën e parë të Fest’ 57. “Përgjegjësia” për çeljen e siparit të garës i ra kantautorit Bojken Lako që konkuron me këngën “Jeto Jetën”.

Lako vjen për herë të parë me një krijim të tillë, siç edhe ai vetë e ka cilësuar; një këngë të thjeshtë, të pangarkuar me tendenca! Emra të tjerë të skenës si Soni Malaj, Jonida Maliqi e Elton Deda do të performojnë rreth mesit të natës së parë, ndërsa artistët e fundit që do të përmbyllin këtë natë janë Eranda Libohova, Aurel Thellimi dhe Orgesa Zaimi.

Edicioni i 57-të i Festivalit të Këngës do të mbahet më 20, 21, 22 dhjetor 2018 në Pallatin e Kongreseve.