HILE PËR VAJZAT E SHKURTRA/ Si të dukeni më të gjata edhe kur jeni me të sheshta – AlpeGossip
HILE PËR VAJZAT E SHKURTRA/ Si të dukeni më të gjata edhe kur jeni me të sheshta

HILE PËR VAJZAT E SHKURTRA/ Si të dukeni më të gjata edhe kur jeni me të sheshta

Këpucët e sheshta janë më komodet dhe të preferuarat, por ku je 1.60 m e gjatë të duket sikur duhet të veshësh taka për t’u vënë re.

Mos u shqetëso, sepse truku nuk qëndron te centimetrat e takës së këpucës, por te stili i veshjes.

Gjeni këpucët e preferuara të sheshta dhe ndiqni këto kombinime:

Truku #1

Kur zgjidhni stilin e pantallonave merrni ato me gjatësi deri te kyçi. Kombinojini me këpucë që kanë prerjen V.

Truku #2

Këpucët me rripa sipër, zgjidhni t’i kombinoni me veshje të shkurtra, por që janë të mbyllura në pjesën e qafës.

Truku #3

Shtoni volum në gjysmën e sipërme të trupit me një pulovër, ndërsa këmbët do të duken më të gjata me pantallonat e ngushta.

Truku #4

Fundet ose fustanet zgjidhini me një të çarë anash apo përpara.

Truku #5

Mënyra më e thjeshtë si të dukesh më e gjatë është duke veshur rroba me dizajnin e vijave vertikale.