Hoqi dorë nga e zeza/ Veshja e Victoria Beckham po kthehet në trend – AlpeGossip
Hoqi dorë nga e zeza/ Veshja e Victoria Beckham po kthehet në trend

Hoqi dorë nga e zeza/ Veshja e Victoria Beckham po kthehet në trend

Kjo javë ka qenë padiskutim e Victoria Beckham- it, e cila festoi 10- vjetorin e linjës së saj të veshjeve. Në javën e modës në Londër, 44- vjeçarja preferoi të shmangte ngjyrën e zezë, që tanimë e identifikon për të bërë një zgjedhje më të ëmbël dhe interesante.

Victoria kombinoi me hijeshi printet e leopardit me stileto dhe kuletë bojë qielli. Siç ju kemi bërë me dijeni në artikujt e mëparshëm, printet e kafshëve janë kurdoherë në modë!

Kështu në ditët në vazhdim e dini shumë mirë se ç’duhet të bëni. Guxoni dhe luani sa më shumë me ngjyrat për një look plot dritë dhe gjallëri.