I dashuri i Elvanës i rrethuar nga bukuroshet/ Ish “Miss Shqipëria” i ulet në prehër (FOTO) – AlpeGossip
I dashuri i Elvanës i rrethuar nga bukuroshet/ Ish “Miss Shqipëria” i ulet në prehër (FOTO)

I dashuri i Elvanës i rrethuar nga bukuroshet/ Ish “Miss Shqipëria” i ulet në prehër (FOTO)

Ngjarja e rëndë e ndodhur mbrëmjen e djeshme në Tiranë në zonën e ish-Bllokut, shkaktoi zhurmë të madhe si mediatike ashtu edhe në bisedat e përditshme të qytetarëve. Jo vetëm për faktin se u shënuan viktima dhe të plagosur në zonën që konsiderohet ndër më të sigurtat në vend, por edhe se pse në skenë doli edhe emri i këngëtares së njohur Elvana Gjata.

Njëri nga protagonistët e ngjarjes së mbrëmëshme, Ervin Mata, doli se ishte gjithashtu edhe i dashuri i këngëtares. Por me sa duket ai gjithmonë ka qenë i shoqëruar me vajza të bukura dhe të njohura të spektaklit.

Në këtë foto ekskluzive të dërguar në redaksinë tonë duket se ai ndodhet nën shoqërinë e ish-miss Shqipërisë, Irsa Demneri. Foto e cila është bërë disa vite më parë në mjediset e një lokali, tregon Ervin Matën nën shoqërinë e dy vajzave bukuroshe, ku njëra prej tyre, Irsa Demneri i është ulur në prehër.

Nuk dihet se çfarë lidhje mund të ketë patur në atë kohë mes tij dhe ish miss Shqipërisë, por kjo është një ndër të paktat foto të tij që mund të gjendet aktualisht.