“JANË NË HALL”/ Pasuria miliona paundëshe e Harry-t rrezikohet nga Meghani – AlpeGossip
“JANË NË HALL”/ Pasuria miliona paundëshe e Harry-t rrezikohet nga Meghani

“JANË NË HALL”/ Pasuria miliona paundëshe e Harry-t rrezikohet nga Meghani

Duka dhe Dukesha e Sussex-it janë në hall këto kohë; shkaku është bërë padashur Meghani. Të dy tani përballen me rrezikun e një tatimi që mund t`I kushtojë mjaft shtrenjtë.

Zyrtarët amerikane po përpiqen të gjejnë një rrugë për të taksuar miliona paundët e pasurisë së tyre. Dukesha e Sussex-it është shtetase amerikane dhe duhet të paguajë taksa në Shtetet e Bashkuara, dhe ky detyrim mund të prekë edhe personat nga të cilët merr paratë, përfshirë bashkëshortin.

Tatimorët amerikane mund të kenë kështu të drejta mbi 5 milionë dollarët e Meghanit, por edhe burimeve kryesore të të ardhurave të Harry-t, ku hyn fondi i përvitshëm prej 300.000 paundësh, për të cilin ai paguan ndërkohë taksa në Britaninë  e Madhe. E koklavitur cështja, të shpresojmë që do t`ia hedhin paq!