Jennifer Lopez do ta shohim së shpejti me të bardha? Ja se çfarë thonë miqtë e saj – AlpeGossip
Jennifer Lopez do ta shohim së shpejti me të bardha? Ja se çfarë thonë miqtë e saj

Jennifer Lopez do ta shohim së shpejti me të bardha? Ja se çfarë thonë miqtë e saj

Ylli botëror Jennifer Lopez dhe basketbollisti i njohur Alex Rodriguez thuajse prej një viti janë bashkë dhe miqtë e tyre kanë filluar të flasin se dyshja e njohur së shpejti do të fejohen. Sipas tyre një propozim është rrugës.

Këtë e thotë edhe Jenna Dewan, me të cilën Jennifer ka punuar për “World of Dance”.

“Dua të them, jam e sigurt që diçka po ndodh.”, u shpreh Jenna në lidhje me një propozim të mundshëm për fejesë për çiftin e njohur.

“Jennifer dhe Alex duhet të fejohen”, mësohet të jenë shprehur anëtarët e tjerë të jurisë në “World of Dance”.

Ne-Yo tha gjithashtu: “Nëse i keni parë ndonjëherë bashkë, e kuptoni që janë në hapin tjetër. Janë aq të lezetshëm sa bëhen të bezdisshëm. Boll u prekët.”

Jo vetëm kaq, por edhe kënga e fundit e J.Lo quhet “E Anillo”, që përkthehet fjalë për fjalë “Unaza”.

E pyetur në lidhje me këtë Jennifer në një intervistë gjatë xhirimeve të klipit tha se: “Është më tepër për vlerën. Nëse me do në jetën tënde, më jep vendin që më takon”.

“Mendoj se një unazë është simbol, por është gjithashtu thjesht simbolike.”, shtoi në fund të intervistës Jennifer.

Me sa duket këto janë shenja të qarta se Jennifer dëshiron një propozim për fejesë dhe shpresojmë që Alex t’i ketë kuptuar këto shenja.