“KAM NJË RAPORT…”/ Genc Prelvukaj flet për herë të parë për problemet me prindërit e Enit – AlpeGossip
“KAM NJË RAPORT…”/ Genc Prelvukaj flet për herë të parë për problemet me prindërit e Enit

“KAM NJË RAPORT…”/ Genc Prelvukaj flet për herë të parë për problemet me prindërit e Enit

Së fundmi ka qarkulluar në media një lajm sipas të cilit Genc Prelvukaj nuk i ka marrëdhëniet e mira me prindërit e Enit. Sipas këtij lajmi prindërit e këngëtares nuk janë dakort me lidhjen e tyre pasi Genci ka qenë i divorcuar më parë dhe ka një fëmijë.
Mirëpo i ftuar mbrëmjen e sotme në “Xing me Ermalin”, këngëtari i ka dhënë fund këtyre lajmeve të pavërteta duke treguar se shkon shumë mirë me familjen e Enit.

“Kam një raport shumë të mirë me familjen e Enit. Edhe me Gretën kam një raport fantastik, kemi mirëkuptim, nuk kemi as përplasje idesh. As me Gretën, as me prindërit e Enit. Një raport shumë të mirë me të gjithë familjen”, u shpreh Genci.