KJO NUK PRITEJ/ Ledri dhe Skivi rikthejnë grupin Skillz dhe kanë gati këngën – AlpeGossip
KJO NUK PRITEJ/ Ledri dhe Skivi rikthejnë grupin Skillz dhe kanë gati këngën

KJO NUK PRITEJ/ Ledri dhe Skivi rikthejnë grupin Skillz dhe kanë gati këngën

Skivi dhe Ledri në vitin 2005 krijuan grupin Skillz me të cilin shumë shpejt arritën të fitonin zemrat e publikut me këngët e tyre dhe klipet karizmatike.

Por, 7 vite më vonë, Skillz do të merrte fund pasi ishte pikërisht Ledri që braktisi këtë grup duke vazhduar karrierën si solist.

Megjithatë, duket se Skillzat më në fund do të ribashkohen. Burime për Iconstyle.al bëjnë të ditur që dyshja do rikthehet përsëri si grup dhe se kënga e tyre është gati tashmë.

Dhe kjo nuk është e tëra. Po ashtu mësohet që kjo prurje e re do jetë gati për t’u hedhur në treg me datë 21 dhjetor.

Mbetet të shihet nëse Skillzat do e kenë impaktin e njëjtë si grup, si në fillimet e karrierës së tyre.

Disa nga këngët e tyre më të njohura janë: ‘Ah femrat’, ‘Krejt i kom’, ‘Ëu qa po shoh’, ‘Ndaloje Vrapin’ në duet me Stinen  e shumë të tjera.