Stilisti i njohur Karl Lagerfeld na suprizoi me koleksionin e ri që krijoi për shtëpinë më në zë të modës “Fendi”. Stilisti me origjinë gjermane dallohet për risitë që sjell gjithmonë në koleksionet e tij.
Ai njihet për bashkëpunimet me erma të rëndësishëm të modës.
Në vitin 1964 e filloi karrierën e tij në shpinë e modës Chloe, në vitin 1982 vijoj të bashkëpunonte me Chanel dhe në vitin 2005 me Tomy Hilfiger.
Karl prej vitesh njihet për bashkëpunimet me shtëpinë e modës italiane Fendi. Ata sollën koleksionin e ri për sezonin dimëror të vitit 2019 ku na shpreh një feminitet modern dhe realist.
Kombinimi modern i forcës dhe delikatesës shërbeu si frymëzimi kryesor për këtë koleksion të bukur të Fendi-t për sezonin dimëror.
Qëndrimi hiper-elegante i koleksionit të gatshëm për veshin bëri jehonë në gamën e aksesorëve. Derisa stilet metalike të kaubojve u futën në mënyrë të çuditshme, stilet e çantës u paraqitën mjaft të vogla, ngjyrat që u paraqitën ishin bezh neutrale, të zezë dhe të bardhë.
Ndonjëherë thjeshtësia është thjesht e përsosur.
/AlpeNews.al