“KUSH KA MOTRA BOTËN KA”/ Këto janë VIP-at që kanë emocionuar rrjetin me dedikimet e tyre (FOTO) – AlpeGossip
“KUSH KA MOTRA BOTËN KA”/ Këto janë VIP-at që kanë emocionuar rrjetin me dedikimet e tyre (FOTO)

“KUSH KA MOTRA BOTËN KA”/ Këto janë VIP-at që kanë emocionuar rrjetin me dedikimet e tyre (FOTO)

Jeta i  përball gjithnjë njerëzit me sfida nga më të shumtat dhe në pamundësi për ta ndryshuar këtë e rëndësishme është të kesh pas vetes njerëzit e dashur të cilët edhe motivojnë.

E një nga personat më të shtrenjtë në familje është edhe motra e cila gjithnjë është aty për çdo problem.

Edhe personazhet e famshëm të showbizit nuk ngurojnë ta tregojnë në public dahsurinë për motrat e tyre dukje treguar kështu se I kanë eehe pikë të dobët.

Në fatkeqësi apo edhe në çastet më të bukur, fjalët e motrës janë forca më emadhe dhe kështu do mbeten gjithnjë.

Këtë dashuri të pafundme që posedojnë për to, vipat e ndajnë edhe me ndjekësit përmes fjalëve të zemrës apo edhe urimeve të marra nga motrat e tyre.

Nga Sara me Lori Hoxhën e deri tek Aurela Gaçe me Blertën, këto janë rastet kur dashuritë mes motrave kanë emocionuar rrjetin:

Aurela Gaçe për motrën e saj:

E falenderoj Zotin që të solli në jetën time si dhuratë shumë të çmuar… Nuk doja të bëja hartime këtu në rrjetet sociale, por sot ti ke ditëlindjen e je kaq larg me kilometra ☹ e motra s’të përqafon dot .

Dua ta dinë të gjithë se ndihem me fat që kam një motër si ty. 
Gëzuar motra ime, pusha ime ( Dikur mendoja se ishe edhe bebja ime, sepse ashtu sillesha me ty, sikur isha mami, duke të mbrojtur edhe kur s’ishte nevoja) .
Sot ti s’ke më nevojë për mbrojtje, sepse u rrite e punon shumë për të arritur qëllimet e tua… e mua ,paçka se s’ta them shpesh , me behet zemra mal. Më bën të ndjej krenari . .
Edhe pse je larg, dashuria ime vjen atje ku je ti me energji”, shkruan Aurela për motrën e saj për ditëlindje.

Adelina Ismali për Zanfina Ismailin:

““Nuk ka rëndësi sa e gjatë është ajo, sa grua e bukur është bërë ajo, sa seriozisht e ka marrë ajo jetën… Ajo gjithmonë do të jetë princesha ime e vogël. Të dua Zan”.

Gresa Behluli për Besiana Behlulin:

‘’Kush ka motra botën ka.Unë jam e bekume qe të kam ty, të kam motër edhe shoqen ma të mirë, ti je pjesë e shpirtit tem, çdo gëzim i yti edhe i Nesit  [:)]  është edhe i imi, e hidherime mos paçim kurrë! Urime ditlindjen me krejt të mirat e ksaj bote! Zoti të bekoftë. Te duaa’’, ishin fjalët e këngëtares shqiptare për motrën e saj Besianen e cila gjithahtu ia ka mësyrë muzikës.

Emina Cunmulaj për Pepi Cunmulaj:

“Mëngjes në krevat për motrën e madhe. Kush ka motra, ka tan botën. Me teze Pepin dhe Ella Faria.

Faleminderit Pepi Cunmulaj që ke qenë gjithmonë aty kur më je dashur më shumë, nuk e di çfarë do të bëja pa ty. Ti më jep dashuri dhe mbështetjen që më mungon nga nëna dhe kjo është dhurata më e madhe. Të dua motër”.

Luana Vjollca për Marina Vjollcën:

“Pa ty nuk do isha asgjë”, ka shkruar krahas një fotoje Luana për Marinën ndërkohë kujtojmë edhe fjalët “Je gjysma ime” që aj ia thotë shpesh.

Teuta Krasniqi për motrën e saj:

“Dashuria fillimisht eshte vec fjale deri sa hyn dikush ne jeten tone dhe i jep kuptim kesaj fjale, e cila me pas i jep kuptim gjithe jetes sone.

Jam e lumtur pa mase, qe sot motra ime shume e dashur Bubulina, e kurorezove me fejese dashurine e madhe me njeriun e enderrave tua Pellumbin.

Pellumb, ti je njeri qe as ne enderren time me te bukur s’kam mujt me paramendu njeri me te kompletuar e ideal per motren time.

Paci bekimin e Zotit dhe dashurine e njeri tjetrit gjithmone. Ju dua shume :-))) Urime, u trashegofshi :-)))”

Ermal Meta për motrën e tij:

“Kush është nusja më e bukur në botë? Udhëtim të bukur dhe shpresoj të jesh e lumtur dhe e ndritshme siç je në këtë foto. Unë do të shoh nga larg dhe sa herë do të kesh nevojë për mua do të tërheqësh atë fije diamanti që na lidh, unë do ta dëgjoj dhe do të vrapoj drejt teje. Kjo është dashuria!’