La vajzën me aftësi të kufizuara pa ushqyer e pa larë, nëna akuzohet për vdekjen e 13-vjeçares – AlpeGossip
La vajzën me aftësi të kufizuara pa ushqyer e pa larë, nëna akuzohet për vdekjen e 13-vjeçares

La vajzën me aftësi të kufizuara pa ushqyer e pa larë, nëna akuzohet për vdekjen e 13-vjeçares

Një nënë, e cila nuk mbante mend se kur e ushqeu dhe pastroi për herë të fundit vajzën e saj 13-vjeçare me aftësi të kufizuara, u akuzuar për neglizhim fëmije.

Prokurorja e Qarkut Outagamie, Melinda Tempelis, tha në gjykatë të hënën se Brianna Gussert, e cila nuk ishte në gjendje të ecë, të fliste ose të kujdesej për veten, pësoi një “vdekje të ngadaltë”.

“Ky fëmijë i gjorë luftoi dhe vuajti jashtëzakonisht shumë sepse nëna e saj nuk e kishte kontrolluar fare,”-tha Tempelis.

Policia zbuloi trupin e Briannës gjatë një kontrolli të mirëqenies më 29 maj 2017 dhe thanë se në dhomën e saj të gjumit vinte era ushqim i kalbur, mbetjesh njerëzore dhe vdekje.

Sipas policisë Brianna kishte vdekur më 24 maj.

Në padi shkruhet se Nicole Gussert e la vetëm vajzën për disa ditë gjatë fundjavës së Ditës së Përkujtimit vitin e kaluar.

Tempelis i tha gjykatës se Gussert nuk e dinte se kur e kishte ushqyer së fundi vajzën e saj, ndryshuar pelenën apo kur e kishte larë.

Prokurorja tregoi se shtëpia ishte e papërshtatshme për banim.

Një autopsi tregoi se shkaku kryesor i vdekjes së saj ishte sepsia, një infeksion i gjakut.

Sipas padisë lëkura nën pelenën e 13-vjeçares kishte filluar të dekompozohej kur u gjet trupi i saj.

Nëse dënohet për shpërdorimin e fëmijës, 37-vjeçarja mund të dënohet deri në 25 vjet burg.

Brianna ka lindur me sindromin Wolf-Hirschhorn, sipas babait të saj Greg Gussert. Gjendja shkakton rritje dhe zhvillim të vonuar e paaftësi intelektuale .

Greg Gussert tha se Brianna jetoi me nënën e saj, sepse ajo kishte më shumë hapësirë.