LLAÇ E TULLA/ Alban Dudushi paska punuar në ndërtim (VIDEO) – AlpeGossip
LLAÇ E TULLA/ Alban Dudushi paska punuar në ndërtim (VIDEO)

LLAÇ E TULLA/ Alban Dudushi paska punuar në ndërtim (VIDEO)

E kemi njohur gjithmonë si moderator, por Alban Dudushi para se të bëhej i famshëm mesa duket paska patur një profesion tjetër. I ftuar në studion e emisionit “Pop culture” ai ka treguar disa gjëra për jetën e tij

Duket se një nga eksperiencat e mëparshme në rininë e hershme të moderatorit ka qënë edhe ndërtimi. Dojna ka zbuluar këtë fakt duke thënë se një djalë i ri që punonte me llaç e tulla dhe ngrinte pesha me siguri konsiderohej si djalë seksi dhe femrat në atë kohë e pëlqenin shumë.

Në promon e emisionit të publikuar nga Dojna, Dudushi gjithashtu zbuloi se nuk është i lumtur që tani ka vetëm një puntatë në javë të “Top Show”. Megjithatë na duhet të presim deri të shtunën për të zbuluar intervistën e plotë të tij.