MANIAK NË DHOMËN E MASAZHIT/ Albana Osmani tregon historinë e tmerrshme – AlpeGossip
MANIAK NË DHOMËN E MASAZHIT/ Albana Osmani tregon historinë e tmerrshme

MANIAK NË DHOMËN E MASAZHIT/ Albana Osmani tregon historinë e tmerrshme

E ftuar mbrëmjen e sotme në “Xing me Ermalin”, moderatorja shumë e dashur për publikun, Albana Osmani ka treguar një histori të ndodhur vite më parë, në një udhëtim në Turqi, ku ndodhej së bashku me Amin dhe Ermalin. Në dhomën e masazhit, masazhatori ishte një maniak i cili kishte bërë veprime të pakëndshme.

“Futem në dhomën e masazhit, isha me bikini, ai zotëria teksa masazhonte këmbët lëshonte pasthirrma. Vajti deri afër të pasmeve dhe vazhdonte me pasthirrma.

Një t’u ngritur unë, ja futa një shkelm”, tregoi Albana duke e improvizuar skenën. Moderatorja më pas kishte dalë nga dhomë e masazhit duke bërtitur dhe tregoi se Ermali i kishte dhënë një mësim të mirë manjakut.