“MBETËM GOJË HAPUR”/ Që në vitet ’70 këto trende na frymëzojnë ende (FOTO) – AlpeGossip
“MBETËM GOJË HAPUR”/ Që në vitet ’70 këto trende na frymëzojnë ende (FOTO)

“MBETËM GOJË HAPUR”/ Që në vitet ’70 këto trende na frymëzojnë ende (FOTO)

Nëse do të hapnim një revistë mode të viteve ’70 me shumë mundësi do të mbeteshim me gojë hapur. Por ajo që do të na bënte më shumë përshtypje do të ishte ngjashmëria mids trendeve të fundit dhe modës së asaj kohe. Po ju ftojmë t’i hidhi një sy disave nga këto trende që që prej atyre viteve vazhdojnë të na frymëzojnë.

Tokëza kudo

 

Në foto ndodhet aktorja amerikane Paulete Goddart, por veshja në fjalë mund të ishte fantastike për Dua Lipën e ditëve të sotme. Kohët e fundit tokëzat janë më në modë se kurrë, ndaj veshja në fjalë është e përsosur.

Transparenca

 

Në ato vite transparenca shihej si shumë ekstravagante, ndërsa sot vetëm si shprehje e feminilitetit.

Mëngët e fryra

 

Së fundmi vajzat e njohura po veshin gjithnjë e më shumë dizenjo me mëngë të fryra, si për të kujtuar epokën e artë të atyre viteve.

Pantallonat e gjera

Duket sikur pantallonat në fjalë kanë që në vitet ’70 që nuk kanë dalë kurrë nga moda.

Këpucët transparente

Këpucët transparente me takë këtë vit kanë bërë namin. Ato i kemi parë kudo, tek vajzat e famshme dhe jo vetëm. Ndaj vlen të përmendim se trendi i tyre doli në vitet ’70 dhe në fillim përdorej në plazh nga aktoret dhe modelet.

Pikat

 

Në këtë rast nuk ja vlen të zgjatemi. Dizenjot “polka- dot” kanë qenë dhe do të mbeten trendi më i bukur retro.

Korsetë

 

Një bel më i hollë nuk ka vrarë asnjëherë askënd, ndaj moda “Kardashian” nuk është shpikur kurrësesi nga Kim dhe mmotrat e saj.