Me vetëm një mesazh, fustani i Selena Gomez mund të behet i juaji – AlpeGossip
Me vetëm një mesazh, fustani i Selena Gomez mund të behet i juaji

Me vetëm një mesazh, fustani i Selena Gomez mund të behet i juaji

Nëse keni qenë gjithmonë fansi i saj dhe i keni adhuruar rrobat e saj në klipe, tashmë fare thjesht mund të bëhen tuajat me një mesazh. Selena Gomez është tërhequr kohët e fundit nga muzika dhe aktrimi dhe ka vendosur të dedikojë energjitë e saj në punë vullnetare.

Ajo kontriubon për organizata të ndryshme, por gjithashtu po dhuron rrobat e saj të cilat nuk i përdor më.  Përshembull këngëtarja ka vendosur të dhurojë fustanin e saj në videon muzikore të “Back to You” për ndjekësit e saj në Instagram.

Postim i bërë nga Selena Gomez

“Ky është fustani që kam veshur në videoklipin e këngës ‘Back to You’ dhe dua t`ia dhuroj dikujt. Kështu që nëse e doni më thoni dhe do t`jua dërgoj, pasi qëndron në dollapin tim dhe nuk është përdorur më,”- shprehet ajo në një video në rrjetet sociale.