“MË VJEN KEQ QË U BËRA UNË LAJM I JAVËS”/ Mira Kazhani sqaron "përplasjen" me Jul Dedën: S'di pse... - AlpeGossip
“MË VJEN KEQ QË U BËRA UNË LAJM I JAVËS”/ Mira Kazhani sqaron “përplasjen” me Jul Dedën: S’di pse…

“MË VJEN KEQ QË U BËRA UNË LAJM I JAVËS”/ Mira Kazhani sqaron “përplasjen” me Jul Dedën: S’di pse…

Gazetarja Mira Kazhani ka folur sërish për debatin e ditëve të fundit me aktorin Julian Deda. E ftuar në emisionin ”Provokacija”, Kazhani solli në vëmendje çështjen e shembjes së 33 banesave te zona e Astirit, për të cilën u shpreh e gatshme të shkëmbejë shtëpinë e saj me atë të Lindita Protoduarit, e cila pranoi për mediat se ishte dëmshpërblyer me 130 milionë, por që shteti po tallej me të teksa i shembi banesën ditën e martë.

”Më vjen keq që u bëra unë lajm jave. Pse dhe kujt i duhet jeta ime personale?! Unë jam e tronditur nga një fenomen që po dëgjojmë me adoleshentë e te rinj që bëjnë gara në rrugën që të çon në TEG. Duhet të flasim për probleme si këto në rrjet”, tha ndër të tjera Kazhani.

E pyetur për konfliktin me Jul Dedën, ajo i përgjigjet: ”S’di pse e tha, unë mbaj përgjegjësi ça them vetë. Më ka thënë një herë Spartak ngjela: në komunizëm martoheshin njerëzit për të bërë seks”.

Ndërsa sqaroi se shkrimi për Astirin ishte jo për njerëzit, por për formën e protestës dhe kauzën.

”Sa për njerëzit ata, tha Kazhani duhet që të dëmshpërblehen .Unë e që di që do dëmshpërblehen, dhe jam gati ta këmbej shtëpinë time me gjithë portal, ia fal gruas që u fye me 130 milion dëmshpërblim. I ndërrojmë bashkë. Duhet të mësojmë të futemi në normalitet. Sa për projektin e Unazës, kam rezerva edhe prej disa lajmeve me skandale, por i takojnë drejtësisë. Unë di që aty duhet rikthyer një hapësirë publike dhe se s’ka arsye të marrësh me gure policinë, të ndalojë ambulancat se 80% e shqiptarëve kanë ardhur e i kanë blerë shtëpitë me sakrifica. Prindërit e mi më kanë dhënë këtë model, dhe e kam detyrim ta mbroj”, përfundoi Kazhani.