Mikja e saj e ngushtë po lufton me jetën/ Eni Çobani ndryshon pamjen në shenjë sensibilizimi (FOTO) – AlpeGossip
Mikja e saj e ngushtë po lufton me jetën/  Eni Çobani ndryshon pamjen në shenjë sensibilizimi (FOTO)

Mikja e saj e ngushtë po lufton me jetën/ Eni Çobani ndryshon pamjen në shenjë sensibilizimi (FOTO)

Eni Çobani, e cila është bërë shumë e njohur prej “Shihemi në gjyq” në “E diela shqiptare”, tashmë ka edhe një hapsirë shumë të këndshme në Instagram, ku në profilin e saj Eni shpesh ndan me ndjekësit e saj episode nga jeta e përditshme apo shkruan shprehje motivuese për të gjithë.

Ditën e sotme ajo ka ndarë një rrëfim shumë të ndjerë për miken e saj të ngushtë e cila, siç dhe Eni ka thënë, është duke luftuar me jetën. Për shkak të trajtimeve, asaj i është dashur të presë flokët e të lidhë një shall në kokë, ndaj dhe Eni ka bërë të njëjtën gjë në shenjë senzibilizimi teksa shkruan:

“Sot e fillova ditën me miken time të ngushtë e cila po kalon një sfidë të madhe me jetën të cilën po e sprovon shumë shpirtërisht dhe moralisht.Tek e shikoja më dukej sikur lexoja librin e jetës që nga loja me peta para pallatit dhe deri ditën kur ajo dhe unë u bëmë nëna dhe gra profesioniste. Më dolën lot pas xhamave të syzeve por e kapa dhe e shtrëngova fort dhe i thash ma lidh dhe mua këtë shallin në kokë si ty se dua të jem me ty kudo në të mirë dhe në të keqe dhe kështu të dyja do ta mundin të keqen në trupin tënd. Sot dua t’i lutem veçanërisht Zotit për miken time dhe për gjithë ato gra e burra që duan ta sfidojnë të keqen me forcë dhe vullnet. Se jeta është një dhe atë duhet ta jetojnë të gjithë secili në formën e tij…” – ka përfunduar mesazhin e ndjerë Eni e cila sigurisht ka marrë shumë komente pozitive për këtë postim

Sot e fillova diten me miken time te ngushte e cila po kalon nje sfide te madhe me jeten te cilen po e sprovon shume shpirterisht dhe moralisht.Tek e shikoja me dukej sikur lexoja librin e jetes qe nga loja me peta para pallatit dhe deri diten kur ajo dhe une u beme nena dhe gra profesioniste.Me dolen lot pas xhamave te syzeve por e kapa dhe e shtrengova fort dhe i thashe ma lidh dhe mua kete shallin ne koke si ty se dua te jem me ty kudo ne te mire dhe ne te keqe dhe keshtu te dyja do ta mundin te keqen ne trupin tend.Sot dua ti lutem vecanerisht Zotit per miken time dhe per gjithe ato gra e burra qe duan ta sfidojne te keqen me force dhe vullnet.Se jeta eshte nje dhe ate duhet ta jetojne te gjithe secili ne formen e tij.

A post shared by Eni Cobani (@enicobani) on