Kohët e fundit markat e njohura të veshjeve duket se kanë filluar ta përdorin si strategji marketingu hedhjen në treg të rrobave të çuditshme. Tek e fundit nëse nuk bëhet para me këto lloj veshjesh mund të bëhet bujë.
Megjithëse mund të duken si rrjetë mushkonjash, ato po korrin një sukses të paparë me shitjet. Madje, njerëzit mednojnë se një palë të tilla do t’i shkonin veshur Rihanna-s.
Por, duhet thënë se suksesi i tyre nuk pritet të vazhdojë gjatë, duke marrë parasysh që po i afrohemi stinës së ftohtë.