Modifikimi i proteinave për qëllime terapeutike/ Nobeli në Kimi ndahet mes tre shkencëtarëve – AlpeGossip
Modifikimi i proteinave për qëllime terapeutike/ Nobeli në Kimi ndahet mes tre shkencëtarëve

Modifikimi i proteinave për qëllime terapeutike/ Nobeli në Kimi ndahet mes tre shkencëtarëve

Çmimi Nobel i Kimisë 2018 u nda mes tre shkencëtarëve për modifikimin e proteinave për qëllime terapeutike.

Gjysma iu dha amerikanes Frances H. Arnold dhe gjysma tjetër shkoi për bashkëkombasin e saj George P. Smith dhe britanikun Sir Gregory P. Winter

Çmimi iu dha shkencëtarëve të mërkurën për punën e tyre duke shfrytëzuar fuqinë e evolucionit për të zhvilluar proteina të reja të përdorura në barna dhe trajtime mjekësore.

Akademia Mbretërore Suedeze tha se çmimi i këtij viti “shpërblen një revolucion të bazuar në evolucionin”, dhe shkon tek shkencëtarët të cilët “zbatuan parimet e Darvinit në praktikë”.

Dy fituesit dhe fituesja e Nobelit kanë ”zbutur parimet e evolucionit”, duke i hapur rrugën prodhimit të materialeve të reja apo biokarburanteve më të pastra dhe terapive inovative.