“MUND TA REALIZOSH EDHE GJATË VITIT”/ Chrissy Teigen ju prezanton me traditën e saj për festat – AlpeGossip
“MUND TA REALIZOSH EDHE GJATË VITIT”/ Chrissy Teigen ju prezanton me traditën e saj për festat

“MUND TA REALIZOSH EDHE GJATË VITIT”/ Chrissy Teigen ju prezanton me traditën e saj për festat

Edhe pse rrallë ndodh, pas pushimeve të festave të fundvitit mbeten ende para për të shpenzuar. Gatimet dhe të gjitha përgatitjet kushtuan më pak sesa e mendonim. Çfarë të bëjmë? Modelja Chrissy Teigen ju prezanton me traditën e familjes së saj.

“Qëkur ishim fëmijë, gjithnjë kemi pasur një arkë familjarë, ku çdo kusur, cddo para shtesë do hidhej në këtë arkë dhe më pas shpenzohej me të gjithë familjen. Edhe nëse ishte të shkoje në një restorant modest, apo të bëje diçka si familje, të përdorje atë arkë dhe të bëheshe bashkë– dhe realisht çdo para shtesë, çdo gjë që kishe, apo dhe para që gjeje rrotull- e vendosje për familjen.”- u shpreh ajo për Bustle.

Gjithashtu, Teigen ka treguar se kjo nuk ishte një traditë vetëm për festa, por mund ta realizoje edhe gjatë gjithë vitit:

“Gjithnjë e bënim- ishte një arkë gjigande diku dhe emocionohesha kur dëgjoja tingullin kur hidhje një monedhë dhe më pas kur shihje që realizohej diçka nga kjo. Është një sasi aq e vogël në fillim të vitit, dhe në fund të tij ke një eksperiencë të mrekullueshme me familjen.”

Kjo është me të vërtetë një traditë shumë e këndshme familjare, që do ngrohte akoma më shumë atmosferën festive.