Na vjen keq Xhemi, por Alba e ka bërë përpara/ Vajzat bëjnë “xing” me të njejtën veshje! – AlpeGossip
Na vjen keq Xhemi, por Alba e ka bërë përpara/ Vajzat bëjnë “xing” me të njejtën veshje!

Na vjen keq Xhemi, por Alba e ka bërë përpara/ Vajzat bëjnë “xing” me të njejtën veshje!

Xhemin mund të mos e shohim shpesh në rrjetet sociale, por ekrani na e sjell çdo të diel në qendër të vëmendjes. Duke qenë se është ndër moderatoret e preferuara të publikut, ndodh që Shehu të pranojë herë pas here ftesa nga emisione të ndryshme, edhe pse më rrallë nga se do të donim. Jo më larg se të dielën që lamë pas, Xhemi ka tërhequr vëmendje për diçka tjetër.

Fustani ngjyrë pudre, ngjitur pas trupit i zgjedhur nga moderatorja ishte një paraqitje që e kishim parë edhe diku tjetër më parë. E në fakt, rreth dy muaj më parë, ka qenë Alba Hoxha ajo që ka prezantuar motin me të njejtën veshje në ekranin konkurrent. Nga prerja, nuanca e deri tek punimi i detajeve me rripa në anë, fustanet janë pa asnjë ndryshim nga njëri-tjetri. I vetmi detaj që ndryshon, është distanca kohore e paraqitjes në ekran me veshjen e njejtë.

Si mendoni, cilës prej vajzave i rri më bukur? Fiton Xhemi apo Alba në këtë rast?