Edhe pas vdekjes duket se shpirti i tij nuk do të gjejë qetësi!
Në 10 vjetorin e Michael Jackson do të publikohet një dokumentar i cili do të ketë në qendër akuzat e bëra ndaj yllit të popit për abuzime seksuale ndaj fëmijëve. Titulli i tij do të jetë “Të largohesh nga askund” dhe do të shfaqet në “Sundance Festival 2019”. Producent i kësaj krijimtarie është Dan Reed, i cili është edhe ish-autor i dokumentarëve mbi sulmet e Charli Hebdo.
Revista “Rolling Stone” ka arritur të sigurojë disa detaje rreth këtij projekti. Sipas tyre, Michael ka pasur një raport me dy fëmijë në moshat 7 dhe 10 vjeç në vitin 2005. Sot, personat në fjalë janë pothuajse 30 vjeç dhe kanë treguar historinë se si Jackson i ka abuzuar seskualisht.
Edhe koreografi Wade Robson ka denoncuar Michael për abuzime ndaj tij kur ai ishte vetëm 7 vjeç.
Vijojnë kështu një sërë historish akuzuese ndaj yllit të popit të cilat do të shfaqen gjatë dokumentarit.
Por shumë prej publikut, janë shprehur se ky nuk është një vendim i drejtë, pasi histori të tilla duhet trajtuar vetëm gjatë periudhave që personi në fjalë është ende gjallë.