NË DARKËN E FUNDVITIT/ Ja disa ide si mund të dekoroni tryezën festive – AlpeGossip
NË DARKËN E FUNDVITIT/ Ja disa ide si mund të dekoroni tryezën festive

NË DARKËN E FUNDVITIT/ Ja disa ide si mund të dekoroni tryezën festive

Për të gjithë ju që e keni lënë për minutën e fundit dekorin e tavolinës, nuk ka nevojë t’i hyni kërkimeve në internet.Disa këshilla dhe ide dekori për tryezën festive të ndërrimit të viteve.

– Përpiquni ta zbukuroni tavolinën me objekte të gjatësive të ndryshme, mund të shtoni dhe qirinjtë e  gjatë në tavolinë.

– Mund të vendosni në tavolinë lulen tradicionale të Krishtlindjeve ose dhe degë pishash, kjo do e ngrohte shumë pamjen e tavolinës suaj.

– Përdorni tone të errëta në tavolinë, nëse këtë vit jeni lodhur nga e kuqja apo jeshilja atëherë ju sugjerojmë lejlanë e zënë me kombinim të disa tonaliteteve të tjera pak më të buta , nuk do e lodhë syrin tuaj dhe do duket shumë bukur.

– Një kombinim i së bardhës, goldit dhe të zezës do të ishte perfekt.

– Duhet t’i ndjeni festat dhe me lule, mos e nënvlerësoni fuqinë e luleve të freskëta në tryezë, një kombinim i mirë i disa luleve të bardha dhe ngjyrës jeshile do të dukej shumë bukur gjithashtu.