NË DIETË PËR FESTA? Është e mundur me këshillat e duhura – AlpeGossip
NË DIETË PËR FESTA? Është e mundur me këshillat e duhura

NË DIETË PËR FESTA? Është e mundur me këshillat e duhura

Periudha festive e fund vitit është një nder me te bukurat e vitit. Drita me ngjyra ne rruge dhe vitrina, njerëzit qe shëtisin dhe pushojnë dhe padyshim është një nder eventet me te pritura te vitit shume e dashur nga te vegjlit dhe te mëdhenjtë. Kalohet kohe me familjen përreth tavolinës me një meny te pasur festive dhe shpesh merrni ftesa për te kaluar një drek apo dark tek miqtë dhe te afërmit por jo për këtë arsye duhet te mendoni vetëm për te ngrënë, shpirti i festave nuk është vetëm tek ushqimi. Festat e fund vitit përfaqësojnë një moment për tu qetësuar dhe për te fituar energjitë pas një vit te gjate pune duke i ndare këto momente relaksi me familjen.
Por nga ana tjetër festat janë një prove e vështirë për ato qe janë ne diete dhe mbase me shume mund kane arritur te humbasin disa kilogram gjate muajve me pare. Darka e Viti te Ri dhe festime te tjera ne janar ju çojnë ne disa kilogram te fituar. Por një zgjidhje fituese dhe origjinale është te mbani një regjim ushqimor korrekt. Sekreti është te bëni kujdes gjate kësaj periudhe.
Por si? Do te mjaftoje te ndiqni me kujdes një ushqyerje korrekte dhe te bëni aktivitet fizik. Ja disa këshilla te cilat duhet ti keni parasysh këto dite festive.
– Limitoni alkoolin sa me shume te mundeni gjate drekave dhe darkave ne familje gjithashtu edhe pijet me sheqer dhe preferoni te pini vetëm ujë nëse është e mundur.
– Për sa i përket mishit, peshkut dhe perimeve është mire te preferoni ti gatuani ne furre apo avull ndërsa qëndroni sa te mundeni larg te skuqurave.
– Përdorni pak kripe sepse ju ngre tensionin dhe favorizon ne mbajtjen hidrike është me mire nëse përdorni erëza aromatike.
– Përdorni si yndyre vajin e ullirit
– Përfitoni nga ditët pushim për te shëtitur apo për te bere pazar ne këmbë kështu do te bëni edhe një lloj aktiviteti fizik.