Ditën e sotme u përhap me shpejtësi lajmi se menaxheri i njohur i VIP-ave, Faton Shoshi është sulmuar mbrëmjen e kaluar nga disa persona me maskë në Prishtinë.
U tha se Fatoni ishte dërguar në spital për të mjekuar lëndimet e marra në trupë.Ndërkohë gjendjen e Fatonit na e zbulon edhe Anxhelina Hadërgjonaj e cila ndodhet në shoqërinë e tij.
Ajo ka postuar një foto të Fatonit gjatë darkës dhe shkruan: “Shoshi në gjendje të rëndë shëndetësore” duke e shoqëruar postimin me emoji. Me anë këtij postimi ne kuptuam se Fatoni dhe Anxhelina qenkan miqë.