NË MBRËMJEN E FUNDVITIT/ Zbuloni disa nga sekretet si të dukeni sa më bukur – AlpeGossip
NË MBRËMJEN E FUNDVITIT/ Zbuloni disa nga sekretet si të dukeni sa më bukur

NË MBRËMJEN E FUNDVITIT/ Zbuloni disa nga sekretet si të dukeni sa më bukur

Të gjithë duam pak këshilla kur vjen puna tek veshja për një natë të rëndësishme, ashtu si është ajo e Vitit të Ri. Kemi sjellë disa këshilla për ju që të dukeni sa më bukur dhe pa ngjyrën e kuqe.

1. Ngjyra të fort
Merrni shembull nga Candice Swanepoel. Një fustan me ngjyrë të fortë mund ta kombinoni me një xhaketë ose pellush të rehatshëm. Këpucët mund t’i zgjidhni sipas dëshirës tuaj.

2. Këmishë e bardhë
Për t’u dukur shik dhe bukur në të njëjtën kohë mund të përdorni këmishën e bardhë që duket si fustan. Gjithashtu mund t’i shtoni një rrip të madh që mund ta kombinoni me këpucët.

3. Sa më shumë shkëlqim
Çdo vit kominoshet kanë qenë në modë. Edhe këtë vit, një palë kominoshe me shkëlqim kombinuar me sandale mund të tërheqin shumë vëmendje.

4. Stili “Polka”
Stilin Polka e njohin të gjithë, veshjet me pika me ngjyra të ndryshme. Një fustan të tillë mund ta vishni edhe në festën e Vitit të Ri.

5. Pantallona klasike
Pantallonat klasike, bashkë me një bust dhe një rrip duken perfekt për një mbrëmje jashtë.

6. Printe kafshësh
Veshjet me printe kafshësh mund t’i përdorim si në jetën e përditshme, ashtu dhe për një mbrëmje jashtë.

7. Kostume serioze
Këtë vit kostumet serioze janë kthyer në trend jo vetëm për meshkujt, por dhe për femrat. Është gjithmonë një zgjedhje e duhur për mbrëmje jashtë sidomos në periudha festive.