NË TRE HAPA TË THJESHTË/ Kështu mund të pastroni pjatalarësen tuaj – AlpeGossip
NË TRE HAPA TË THJESHTË/ Kështu mund të pastroni pjatalarësen tuaj

NË TRE HAPA TË THJESHTË/ Kështu mund të pastroni pjatalarësen tuaj

Një makineri që na thjeshton punën në pastrimin e enëve, por që ka nevojë edhe të pastrohet vetë.

Pjatalarësja ose lavastovilja ka nevojë të pastrohet një herë në muaj në mënyrë që të kryej normalisht funksionin e saj si dhe të mbajë erë të freskët dhe të mos bëhet burim bakteresh.
Ja disa metoda e thjeshta si ta pastroni atë pa u munduar shumë dhe në të njëjtën kohë e sterilizoni.
Hapi 1: Pastroni pjesën ku kullon uji.
Patroni raftin e poshtëm ku bëhet shkarkimi i ujit dhe detergjentit të pjatalarëses. Ajo shpesh mbushet me copa ushqimi të mbetura tek enët. Kjo do të dezinfektojë makinerinë, nuk do largojë erën e pakëndshme si dhe do të bëjë që uji të largohet dhe kullojë më shpejtë. Një makineri e pastër dhe e rregullt do të parandalojë dëmtimin dhe do të shtojë jetëgjatësinë e saj.

Hapi 2: Bëni një cikël larës me uthull.
Vendosni një filxhan të mbushur me uthull të bardhë në raftin e sipërm të pjatalarëses bosh dhe nisni një cikël larje me ujë të nxehtë. Uthulla largon mbetjet, vajrat, smërçin dhe aromat e këqija.
Hapi 3: Bëni një cikël larës me sodë buke.
Në këtë rast vendosni një filxhan me sode buke në pjesën e poshtme të pajisjes dhe vendosni një cikli të shkurtër larës me ujë të nxehtë. Pas kësaj makineria do të jetë e pastër, pa njolla dhe e freskët.