NËSE FLINI HERËT/ Ja përfitimet që do të keni – AlpeGossip
NËSE FLINI HERËT/ Ja përfitimet që do të keni

NËSE FLINI HERËT/ Ja përfitimet që do të keni

Nëse flini sikur dhe 60 minuta më shumë se sa flini zakonisht, mund të ketë përfitime të mëdha për trupin tuaj, gjendjen shpirtërore dhe marrëdhëniet tuaja.
Një orë shtesë e gjumit siguron ndryshimin e humorit dhe këto përfitime të tjera: Gjumi ndihmon formimin e kujtesës: Një studim që është nga universiteti i New York-ut ka zbuluar disa rezultate interesante që tregojnë se si truri ynë i konverton informacionet në memorie të përhershme.

Ata zbuluan se ka një korrelacion në mekanizmat që lidhen me kujtesën dhe ndikimin e gjumit në përmirësimin e saj.

Gjumi pastron trurin: Derisa flini, truri është përgjegjës për pastrim. Përderisa truri punon gjatë ditës, ndodhin reaksionet kimike që lënë gjurmë në tru.

Gjatë gjumit, qelizat e trurit përpiqen për të pastruar gjërat e tepërta të panevojshme, që në mënyrë të freskët të jemi në gjendje për të filluar ditën. Hulumtuesit besojnë se mungesa e gjumit shkakton një përqindje më të lartë të pacientëve me sëmundjen Alzheimer, transmeton living.al.

Gjumi ndihmon për të reduktuar depresionin: Është e njohur tashmë se shëndeti mendor dhe gjumi cilësor janë të lidhura ndërmjet tyre. Gjumi parandalon shtimin e kilogramëve të panevojshëm: Studimet kanë treguar se njerëzit të cilët nuk kanë një model të qëndrueshëm të gjumit, më shumë janë të prirur për të fituar peshë.

Hulumtuesit nga universiteti i Pensilvanisë kanë kontrolluar gjumin dhe marrjen e kalorive për 225 njerëz gjatë disa ditëve. Studimi tregoi se ata me kufizime më të mëdha të gjumit, më pak kanë shpenzuar kalori.

Është provuar gjithashtu se njerëzit në netët pa gjumë, më shpesh e vizitojnë frigoriferin.