NGA FORMULA TEK APLIKIMI/ Ja 5 gabimet që thuajse të gjitha vajzat bëjne me korrektorin – AlpeGossip
NGA FORMULA TEK APLIKIMI/ Ja 5 gabimet që thuajse të gjitha vajzat bëjne me korrektorin

NGA FORMULA TEK APLIKIMI/ Ja 5 gabimet që thuajse të gjitha vajzat bëjne me korrektorin

Grimi është art më vete e jo më kot njihet si profesion që ushtrohet nga njerëz të talentuar për këtë gjë.  Ndonëse jo të gjithë mund të jenë të aftë për të grimuar të tjerët, disa gjëra bazike të gjitha vajzat i dinë dhe ndër vite duke ‘eksperimentuar’ mësojnë se çfarë u shkon apo jo me fytyrën. Aplikimi i korrektorit është një ndër gjërat e ndërlikuar dhe gjatë këtij procesi mund të gaboni.  Më poshtë Living do të listojë truket për të aplikuar korrektorin si një profesioniste e vërtetë.

Kini kujdes me masën që aplikon

Korrektori duhet aplikuar në një shtresë të vetme. Nëse mbulimi nuk është i duhuri dhe pas përhapjes duhet të aplikoni një shtresë tjetër të hollë.

E aplikoni para makeup-it

Para se të mbuloni rrathët e errët e syve apo puçrrat me korrektor, duhet të aplikoni një shtresë fondatinë. Më pas me ndihmën e një furçe duhet të përhapni pak korrektor në zonat problematike e më pas të mbuloni papërsosmëritë me kremin mbulues.

Përdorimi i formulës së gabuar

Korrektorët e lëngshëm këshillohet të përdoren për zonën në sy, sepse ata kremozën priren të thahen së tepërmi e të krijojnë vija të imëta. Ndërsa për mbulimin e njollave të kuqe apo puçrrat këshillohet të përdoret një korrektor kremoz.

Zgjedhja e nuancës së gabuar

Duke përdorur dy formula të ndryshme (një për korrektorin dhe një për kremin pudër) ju mund të zgjidhni edhe dy nuanca të ndryshme, por sigurohuni që toni i korrektorit të jetë më i hapur se kremi pudër.

Nuk aplikoni korrekt mbi qepalla

Për një pamje të “zgjuar’ e të gjallë duhet të përdorni korrekt edhe në zonën e sipërme të syve. Kjo do i japë jetë shikimit tuaj dhe do të zbehë lodhjen e  syve. Korrektori do të zbehë dhe pamjen e kapilarëve duke qenë se lëkura rreth syve është lëkura më e hollë e trupit.