Nga krahasimi i fëmijëve deri tek kritikat në sy të tjerëve këto janë 10 sjelljet tipike të prindit toksik – AlpeGossip
Nga krahasimi i fëmijëve deri tek kritikat në sy të tjerëve këto janë 10 sjelljet tipike të prindit toksik

Nga krahasimi i fëmijëve deri tek kritikat në sy të tjerëve këto janë 10 sjelljet tipike të prindit toksik

Teknikat e prindërimit toksik mund të ndërhyjnë në ndërveprimet e përditshme, pa pasur rëndësi se sa të mira janë qëllimet tuaja. Ja se si të dalloni tiparet tuaja të këqija të prindërimit dhe t’i jepni fund atyre përpara se të bëhet dëmi i madh.

I flisni fëmijës në vend që të flisni me të
Komunikimi ndërmjet prindit dhe fëmijës mund të jetë një gjë e ndërlikuar, sidomos kur fëmijët bëhen më të mëdhenj dhe kanë mendimet e tyre.
Barbara Greenberg, PhD, një psikologe klinike e njohur për shfaqjet e saj televizive kombëtare, duke u fokusuar në shëndetin mendor të adoleshentëve, thotë se komunikimi në mënyrën e duhur është çelësi për prindërit. Nëse prindërit e gjejnë veten në këtë situatë, ata duhet të bëjnë një përpjekje konkrete për të qëndruar të heshtur dhe të dëgjojnë shumë. Nëse fëmijët ndjejnë që dëgjohen ata do të flasin më shumë dhe do të kenë më shumë besim.

Humbisni në mendime negative
Prindërit mund të kenë tendencën të humbasin në mendimet e tyre dhe për prindërit toksik, kjo sjellje mund të çojë në reagime negative nga fëmijët e tyre. Jeffrey Bernstein, PhD, një ekspert i njohur ndërkombëtarisht i psikologjisë së fëmijëve, thotë se mendimet e prindërve janë shpesh rrënjë të sjelljes negative tek fëmijët.Ai shpjegon: “Asnjë fëmijë nuk është i përsosur, por prindërit shpesh nuk e kuptojnë se mendimet e tyre, më tepër sesa sjellja e fëmijëve të tyre, kontribuojnë në emocionet e tyre”. Prindërit që e kapin veten në një varg mendimesh negative duhet të bëjnë një hap prapa dhe të rifrazojnë mendimet e tyre negative në më pozitive. Për shembull, duke rifrazuar mendimin “Ai po tregohet aq mistrec,” në “Ai duket sikur është në vështirësi, vras mendjen se çfarë po ndodh,” mund të kenë një ndikim të madh në ndërveprimin tuaj me fëmijët tuaj.

Nuk e menaxhoni irritimin tuaj
Prindërimi është plot acarime të përditshme dhe njohja e këtyreve pikave mund të jetë hapi i parë për ta bërë jetën më të lehtë. Dr. Bernstein beson se prindërit mund ta kuptojnë se irritimet e tyre ndikojnë në sjelljen e fëmijëve të tyre.
“Kur ju mësoni të identifikoni dhe menaxhoni frustrimet tuaja prindërore, do të habiteni se sa shpejt sjelljet sfiduese të fëmijës suaj mund të përmirësohen”, thotë ai. Kjo mund të nënkuptojë që të planifikoni kohë shtesë në rutinën tuaj të mëngjesit për t’u përgatitur për një mëngjes të gjatë ose për pesë minuta shtesë për të cilat fëmija juaj ka nevojë t’i veshë këpucët siç duhet. Në vend që të qortoni fëmijën tuaj për mungesën e planifikimit nga ana juaj, gjeni mënyra për të zvogëluar irritimin para kohe.

Kritikoni miqtë e fëmijëve tuaj
Çdo fëmijë do të sjellë në shtëpi një mik ose dy që mund t’ju bëjë të tërhiqni vërejtje. Kritikat ndaj miqve e fëmijëve tuaj do të sjellin rezultate të këqija, thotë Dr Greenberg. “Prindërit toksikë i kritikojne shokët e fëmijeve të tyre. Nëse ju i kritikoni shoket e tyre, ju po kritikoni fëmijet tuaj, të paktën, këtë kuptojnë ata prej kësaj sjellje. Në vend të kësaj, zbuloni se përse secili shok i tyre është i veçantë për ta.”

I emërtoni fëmijët tuaj
Prindërit toksikë e ngatërrojnë sjelljen e keqe të një fëmije me një identitet negativ dhe nuk e bëjnë dallimin midis zgjedhjeve të këqija dhe një fëmije të keq.
“Po ta mendosh mirë, prindërit janë ‘në detyrë’ 24 orë në ditë, çdo ditë të javës,” shpjegon Dr. Bernstein. “Mungesa e kohës për prindërit që të marrin frymë dhe të reflektojnë, mund t’i bëjë ata që ndonjëherë t’i shohin fëmijët e tyre në mënyra globale.
Si rezultat, emërtimet si: dembel, problematik, egoist dhe i/e pandërgjegjshme mund të bëjë që prindërit të influencojnë fëmijët e tyre që të mbyllen në një identitet negativ.” Dhe fëmijët të cilët prindërit i etiketojnë me të tillë emra janë zakonisht të mbushur me zhgënjim, dhimbje, zemërim dhe fyerje. Ata do të demotivohen për të bërë ndryshime pozitive. “Përqëndrohuni në sjelljen e fëmijëve tuaj dhe në mënyrën se si ta rregulloni atë.”

E krahasoni fëmijën tuaj me fëmijët e tjerë
Një nga sjelljet më të këqija të një prindi toksik është krahasimi i fëmijës me motrat dhe vëllezërit e tjerë apo shokët. me shpresat se ai/ajo do të shfaqë të njëjtën sjellje të mirë. “Në vend të kësaj, ju duhet të lartësoni individualitetin e secilit fëmijë. Krahasimet dëmtojnë vetëvlerësimin dhe nuk shërbejnë për motivim.”
Ju thoni “Ti gjithmonë…” Duke përdorur fraza si “Ti gjithmonë” ose “Ti kurrë” nuk lë shumë hapësirë që një fëmijë të ndryshojë sjelljet. Në vend të sjelljes që dëshironi të ndryshoni, përdorni një gjuhë që ofron një mundësi për rritje, siç është ” Dukesh i/e mërzitur kur…” ose “Si mund t’ia dalim me këtë situatë bashkë?”

E kritikoni veten haptazi
Prindërit toksikë janë famëkeq sepse vazhdimisht e qortojnë veten për çështje sipërfaqësore, si pesha apo pamja. “Fëmijët i drejtojnë sytë kah prindërit e tyre për të parë çdo shembuj rreth çdo gjëje, përfshirë këtu edhe vetëvlerësimin”, thotë Dr. Greenberg. “Zhvlerësimi i vetes para fëmijës suaj është sjellje e prindërve toksike. Fëmijët u ngjajnë prindërve të tyre dhe nëse e quani veten ‘i/e shëndoshë’, ‘budalla’ etj. atëherë e gjeni çfarë ndodh? Fëmijët tuaj kanë gjasa të bëjnë të njëjtën gjë.” Më e mira është t’i mbani mendimet negative për veten në heshtje dhe t’i jepni fëmijës tuaj një shembull pozitiv për kujdesjen ndaj vetes, si të ushtruarit apo të ushqerit shëndetshëm.

Ju përpiqeni të jeni miku më i mirë i fëmijës tuaj
Fëmijët kanë nevojë që prindërit të sillen si prindër. Dhe kur prindërit përpiqen të shmangin prindërimin në tërësi dhe në vend të kësaj të bëhen miku i fëmijëve, rezultatet janë katastrofike.
Për prindërit toksikë kjo mund të përfshijë veshjen si fëmija i tyre, të shoqërohen me miqtë e fëmijës së tyre (në një shkallë të papërshtatshme) dhe madje t’i zbulojë shumë informacione personale fëmijës që në moshë të hershme.
Kjo sjellje e prindit ndaj fëmijës krijon një dinamikë jo të shëndetshme ndërmjet tyre, në të cilën fëmijët ndihen fajtorë që po zvogëlojnë prindërit (diçka që është e natyrshme dhe e shëndetshme) dhe prindi refuzon të gjejë shokë brenda grupit të moshës së vet.
Rolet e prindit dhe të fëmijës duhet të kenë kufinj të qartë me qëllim që fëmija të ndihet rehat dhe të rritet me një mendje të shëndoshë prej të rrituri.

Refuzoni t’i lini ata të jenë të pavarur
Të gjithë prindërit e dinë se t’i shohin fëmijët e tyre të rriten mund të jetë një proces që i mërzit por i bukur, plot krenari për të shkuarën. Për prindërit toksikë, megjithatë, ky proces është plot përkujdesje imponuese e cila pengon rritjen e natyrshem të fëmijës.
Fëmijët duhet të jenë në gjendje të fillojnë të kujdesen për veten në një moshë të caktuar.
“Të bësh gjithçka për fëmijët e tu është në të vërtetë një sjellje toksike e prindërve”, shpjegon Dr Greenberg. “Kjo u jep atyre mesazhin se ju nuk mendoni se ata janë kompetentë dhe i pengon ata të zhvillojnë aftësitë”.
Duke qënë se fëmijët janë në gjendje, atyre duhet t ‘u jepen detyra të përshtatshme për moshën, si për shembull të ushqejnë kafshët shtëpiake apo të ndihmojnë me punët e shtëpisë.

Ju e merrni personale sjelljen e fëmijës tuaj
Të dëgjoni për herë të parë fëmijën tuaj të thotë që nuk ju pëlqen (apo më keq!) është e vështirë për çdo prind. Ju e keni ushqyer, i keni ndërruar pelenat, jeni kujdesur për këtë gjë të vogël që kur ka lindur dhe është e vështirë të dëgjoni të tjera fjalë përveç fjalëve të adhurimit.
Ndërkohë që mund të lendoje, është krejtësisht e natyrshme dhe pjesë e zhvillimit të fëmijëve që të sigurojnë pavarësinë dhe ndarjen e tyre nga prindërit. Prindërit toksikë priren ta marrin këtë pjesë të natyrshme të rritjes si personale dhe i marrin seriozisht kritikat.
Kjo mund të shkaktojë që prindërit toksikë të sillen në mënyrë të papjekur ndaj fëmijëve të tyre dhe të mbajnë inat, të japin dënime madje edhe diskutime të heshtura. Nëse e shikoni që po e merrni si personale sjelljen e fëmijëve tuaj dhe më pas reagoni në mënyrë të paarsyeshme , mund të merrni në konsideratë të flisni me një terapist për të analizuar problemet tuaja që po ju çojnë në një reagim të tillë.