NGA SHPEJTËSIA TEK ORGAZMA/ Ja çfarë është seksi tantrik dhe pse konsiderohet kaq i rëndësishëm – AlpeGossip
NGA SHPEJTËSIA TEK ORGAZMA/ Ja çfarë është seksi tantrik dhe pse konsiderohet kaq i rëndësishëm

NGA SHPEJTËSIA TEK ORGAZMA/ Ja çfarë është seksi tantrik dhe pse konsiderohet kaq i rëndësishëm

Seksi ndonjëherë mund të jetë i shpejtë, shumë më i shpejtë seç duhet ndaj na lejoni t’ju prezantojmë të kundërtin e tij: seksin tantrik, që është një lloj i gjatë dhe i ngadaltë i seksit.

Neotantra, navatranta ose seksi tantrik janë terma perëndimorë të bazuar tek besimet e popujve hindu. Seksi tantrik është një praktikë e lashtë e këtyre fiseve që nënkupton “thurjen dhe zgjerimin e energjisë”.
Pra, kemi të bëjmë me një formë të ngadaltë të seksit që rrit intimitetin dhe krijon një lidhje mendje–trup që shkakton orgazma të fuqishme.

Nuk ka ndonjë rregullore të qartë, por në zemër të tantrës janë ritualet seksuale që ju sjellin në humor dhe ju ndihmojnë të lidheni me partnerin.

Partnerët përqëndrohen tek njëri–tjetri po themi përmes masazheve, kontaktit sy më sy, fjalëve etj.

Ndër të tjera, tantra mund të ndihmojë njerëzit që kanë probleme me ejakulimin e shpejtë pasi ngadalëson prosesin dhe heq presionin e vazhdueshëm.

Disa ide se ç’mund të bëni:

– krijoni një atmosferë të këndshme;

– merrni frymë thellë;

– mbani kontakt të vazhdueshëm sy më sy;

– bëjini masazh njëri–tjetrit;

– tregohuni të vëmendshëm me lëvizjet e trupit;

– mundohuni të vononi orgazmat.