Ngjyra që të gjithë kemi urryer po rikthehet fuqishëm dhe ja ku i kemi provat (FOTO) – AlpeGossip
Ngjyra që të gjithë kemi urryer po rikthehet fuqishëm dhe ja ku i kemi provat (FOTO)

Ngjyra që të gjithë kemi urryer po rikthehet fuqishëm dhe ja ku i kemi provat (FOTO)

Ngjyra neon ka qenë një ndër të preferuat e viti 2016, por që shumë shpejt doli nga moda dhe të gjithë ne filluam ta urrenim. Mirëpo me sa duket kjo ngjyrë po rikthehet sërish fuqishëm dhe këtë na e dëshmojnë më së miri personazhet e famshme të cilat kanë nxituar ta bëjnë të tyren atë.

Ylli botëror, Kim Kardashian, e cila njihet si një ndër femrat më me ndikim në botën e modës është fotografuar para disa ditësh në një qendër tregtare së bashku me motrën e saj Kourtney Kardashian dhe shfaqet e veshur me një fund ngjyrë neoni. Një zgjedhje kjo sa e guximshme aq edhe e bukur.

 

Mirëpo Kim po e preferon këtë ngjyrë gjithmonë e më shumë dhe mbrëmjen e djeshme në ditëlindjen e motrës së saj, Kylie Jenner kishte zgjedhur një veshje me refleks neoni, por kësaj radhe në ngjyrë ciklaminë.

 

Edhe motra e saj Kourtney Kardashian, e cila vetëm pak ditë më parë u nda nga partneri i saj Younes Bendjima, që në fillimin e kësaj vere ka postuar në profilin e saj në Instagram një foto ku shfaqet veshur me një palë pantallona të shkurtra dhe një bluzë “crop top” ngjyrë neon.

Jo vetëm kaq, por edhe ditën e djeshme ajo është fotografuar teksa është shfaqur e veshur me një palë reçipeta ngjyrë neon, të cilat i kishte kombinuar me një palë këpucë në të njëtën ngjyrë.

 

Kjo ngjyrë po shndërrohet në një ndër të preferuarat edhe për feshionisten Lori Hoxha. Trashëgimtarja e “Top Channel” vetëm pak ditë më parë postoi në profilin e saj në Instagram një foto ku shfaqet e veshur me një bluzë ngjyrë neon, e cila u pëlqye jashtëzakonisht shumë nga fansat e saj të shumtë.

Me sa duket ngjyra neon po rikthehet fuqishëm dhe të gjithë duhet të fillojmë të përgatitemi që ta bëjmë pjesë të gardërobës sonë.